Lajme

Protesta, studentët: Nëse s’ka zgjidhje, do të hyjmë në grevë urie

Ashtu siç kishin paralajmëruar, edhe sot studentët që në orët e para të mëngjesit kanë filluar pak nga pak të mblidhen për të protestuar për kauzën e tyre.

Gazeta “Si” është në të katërtën ditë me radhë mes protestuesve. Fillimisht studentët janë mbledhur te Korpusi për të vazhduar më pas pranë godinës së Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Politeknikut janë shprehur se janë për një protestë jopartiake, pasi mendojnë se mes grupeve të organizimit ka përfaqësi të grupeve rinore që duan t’i japin ngjyrime protestës.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune vihej re edhe një çorientim mes tyre, por kërkesat e tyre vazhdojnë të mbeten të njëjtat.

Studentët shprehen të bindur se do hyjnë në grevë urie në qoftë se nuk plotësohen të gjitha kërkesat.

Para godinës së Ministrisë së Arsimit, ata kanë nisur të qëllojnë me vezë.

Ashtu si dje, protestës së tyre u janë bashkuar edhe shumë prindër.
Ndërkohë, aty kanë ardhur dhe banorët e Astirit, të cilët duan t’i bashkohen protestës, por studentët nuk i pranojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë