Lajme

Dëbora deri në 70 cm në veri. Problematikë në disa akse

Gjatë natës ka pasur reshje intensive bore gati në të gjithë territorin shqiptar. Për pasojë është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve.

Në Rajonin Jugor

Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhirë në akset e mëposhtme: Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj. Volare-Erind-Çajup. Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhirë.
Pa zinxhirë qarkullohet në akset e tjera të këtij rajonit të Vlorës si: Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër, -Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac, Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.


Në Rajonin Verior

Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës është rreth 50 cm në zonat e thella të Shkodrës. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhirë.
Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhirë.
Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Lac -Koman, Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit, Ura Kukës-Krumë dhe Plepa-Kam.

Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm. Ndërkohë në Bajram Curri-Tropojë-Bucaj trashësia e dëborës shkon rreth 70 cm. Me zinxhirë qarkullohet në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Trebisht-Doganë, Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë


Në Rajonin Qendror

Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhirë. Akset e Dajtit dhe Krujë-Sarisalltik Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Në Tiranë ka reshje shiu dhe mjegull.
ARRSH u bën apel përdoruesve të rrugës që të bëjnë kujdes dhe të përdorin gomat e dimrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë