Lajme

Klement Balili del nga Drejtoria Policisë, niset drejt Gjykatës

Klement Balili, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policia, ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u drejtuar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të bëhet dhe verifikimi i masës së sigurisë.
Pas hedhjes së shortit një ditë më parë, Miljana Muça është zgjedhur gjyqtarja paraprake për Klement Balilin.
Gjyqtarja paraprake do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin. Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.
Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për “Escobarin e Ballkanit”. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.
Vetëdorëzimi i Balilit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij, Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të Bashkisë Delvinë, Rigels Balili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë