Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një sërë takimesh në Shkodër, ku fillimisht u prit nga dhjetëra demokratë që ishin lëshuar në rrugë me flamujt e PD-së.
Më pas ai vijoi takimet në qytet ku pjesë e tyre ishte edhe një takim me disa artistë shkodranë në një nga bar-et e qytetit.
I pyetur me tej nga gazetarët, nëse ka gjasa për një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve, Basha u përgjigj: “Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin. Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët. E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat. Festat janë të qytetarëve. Ekipi ynë është i fitores. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar”.
Basha ka kërkuar disa herë nga turma që e shoqëronte që të mbanin distancën.
“Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë.
Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores. Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi.
Iu lus merrni masat e distancës e maskat për pandeminë se pastaj do ta mposht edhe Covidin, por në fillim Covidin e madh…”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje