Politike

A do shkarkohet Ilir Meta? Rama: E vendos parlamenti, jo unë…

“Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën”, tha kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” .

Gjatë intervistës u duk një tërheqje e Ramës ndaj Metës kur u pyet edhe për nismën e mazhorancës për shkarkimin nga posti i Presidentit. I pyetur për hetimin parlamentar ndaj Metës e për pasojë edhe shkarkimin e tij, Rama e veçoi veten nga Kuvendi, edhe pse PS-ja që drejton ai, ka shumicën.  

 “Kjo është çështje e parlamentit, jo e imja”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë