Politike

A do të bëjë PS koalicion me Tom Doshin? Balla s’ka përgjigje

Taulant Balla e ka përgjigjen në majë të gjuhës sa herë që bëhet fjalë për ndonjë nismë, dokument apo emri të firmosur nga Sali Berisha se, PS-ja nuk pranon propozime nga “non-gratat”.

Por kur pyetet për një tjetër politikan të shpallur “non grata” nga SHBA, Tom Doshi, aleati i domosdoshëm i Ramës veçanërisht për Shkodrën, Balla nuk përgjigjet.

I pyetur konkretisht për një aleancë me Tom Doshin zgjedhjet e ardhshme lokale dhe situatën jo të mirë të PS në degën e Shkodrës, Balla u përgjigj:

“PS ka aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ne do të vijojmë të bashkëqeverisim vetëm me njerëzit e thjesht e të zakonshëm…”. Megjithatë, Balla iu referua viteve të mëparshme kur PS-ja ka dalë e vetme në zgjedhje dhe nënvizoi se aleancat nuk ishin objekti i diskutimit të grupit parlamentar të PS.  

Në të njëjtën kohë, Balla ishte i qartë për koalicionin tjetër “Meta-Berisha” përballë PS-së.

“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Iliri bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. Nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë…” tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë