Politike

A do të ketë ndryshime në qeveri? Rama mbledh me urgjencë Asamblenë e PS

Ditët e nxehta të korrikut pritet të ndjehen dhe brenda Partisë Socialiste dhe siç duket sipas gjasave dhe në qeverinë Rama.

Mësohet se pas ngjarjeve të fundit që lidhen me vendimin e SPAK të miratuar nga Parlamenti për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj me akuzat për korrupsion, Rama do të thërrasë me urgjencë Asamblenë e PS. Mbledhja do të mbahet të mërkurën.

Akoma nuk dihet agjenda, por pas zhvillimeve më të fundit, në korridoret e PS është përfolur për ndryshimet në qeveri. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë, kur Rama pritet të shpallë vendimet e tij (nëse do të ketë ndonjë të tillë). Ndërkohë që pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, posti i kreut të grupit të PS ka mbetur bosh.

Veç çështjes Ahmetaj, socialistët po përballen dhe me skandalin e fundit me fondet e Brukselit të programit IPARD për bujqësinë, ku nën akuzë është vënë Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Pritet për t’u parë nëse Rama do të riformatojë të plotë qeverinë, apo vetë disa dikastere. Veç Ballës, të gjithë të tjerët mbeten të pasigurtë në postin e tyre ministror.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë