Politike

A do të paraqitet në gjykatë? Berisha: Kur të ma lejojë Kushtetuta. Gjokutaj: Ka ngërç procedurial

A do të pranojë Sali Berisha të shkojë në gjykatë ndërsa ndaj tij ka një masë sigurie?

“Në 2012 propozimi im ka qenë jo vetëm heqja e imunitetit, por heqja e çdo mase kufizuese të organeve të drejtësisë ndaj deputetit. Jam gati sot ta votoj. Edi Rama e kundërshtoi atëherë dhe nuk e bëmë dot. Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, për sa kohë rregullorja e Kuvendit, nuk e lejon, unë do t’i zbatoj. Kushtetuta ka përparësi ndaj ligjeve të tjera. I garantoj të gjithë zyrtarët e drejtësisë të zbatojnë ligjin se do të kenë vlerësimin tim më të madh. Me urdhër të Ramës kanë sjellë në mënyrë të turpshme policët. Kjo është përpjekje për të na devijuar. Nuk më detyron mua kush të thyej ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha në konference për shtyp.

Në foto: Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj

Por Genci Gjokutaj, i cili u prezantua në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet a zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë