Politike

Basha: Rritja e çmimit të energjisë, problem kombëtar. Do mbështesim çdo formë të reagimit popullor

Mundësisë së rritjes së çmimit të energjisë elektrike nisur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama se vendi po përballet me një krizë të re, kryetari i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur me një plan prej 7 pikash të dielën.

Por në takimin e zhvilluar me deputetët të hënën në selinë blu, Basha ka kërkuar edhe angazhimin e qytetarëve. Por si?    

Basha mësohet tu ketë thënë deputetëve se është i rëndësishëm kontakti direkt me qytetarët për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj asaj që ai i cilësoi si skema të kryeministrit Rama “për të boshatisur xhepat e qytetarëve”

Të dielën, Basha tha se me krizën energjitike, Rama paralajmëroi rritjen e energjisë, duke theksuar se PD-ja në anën tjetër kishte një plan zgjidhje për situatën.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat tha:

“Detyra jonë s’është vetëm denoncimi, por t’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme që nuk është kjo, ka zgjidhje. Edhe t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë të nxisim e inkurajojmë mbështesim të gjitha format e reagimit popullor se ky është problem kombëtar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë