Politike

A e njeh shkarkimin Alibeaj dhe me kë do të negociojë PS?  

Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha të shtunën e 30 Prillit shkarkoi nga detyra e kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajn me argumentin se nënkryetari i ri që do të zgjidhet brenda Majit me statut do të jetë automatikisht edhe kryetari i grupit.

Në anën tjetër, procedura e ndjekur nga rregullorja e Kuvendit për kryetarin e grupit ka një tjetër proces.

Atë e zgjedh shumica e deputetëve të grupit.

Mes kakofonisë nëse është apo jo edhe kryetar i grupit, Enkelejd Alibeaj ishte për urim në Komunitetin e Myslimanëve për të uruar festën e Fitër Bajramit.

Një dalje kjo për të treguar se ai është ende jo vetëm kryetar i grupit por edhe kryetar i komanduar i PD-së.    

Në anën tjetër edhe Taulant Balla u pyet nga media se me kë të do të negocionte PS-ja për zgjedhjen e Presidentit kur njëra palë në PD e kishte shkarkuar Alibeajn.      

Duke qenë se u shkarkua Enkelejd Alibeaj, me kë do negocioni për presidentin?

“Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëjë koment për fierakët”, u përgjigj Balla që uroi festën pikërisht nga qyteti i Fierit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë