Politike

A është angazhimi i kryetarëve të partive për mos blerjen e votës në zgjedhje thjesht një deklaratë formale?

Instituti i Studimeve Politike (ISP) mirëpret depozitimin në KQZ të angazhimit solemn të kryetarëve të partive politike, sipas të cilit “pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës”.

Por gjithashtu ISP vëren se raporte të ndryshme ndërkombëtare dhe studime profesionale, përfshirë studime, sondazhe dhe gjetje të vetë Institutit theksojnë nivelin e lartë të trafikimit të votës në Shqipëri dhe shqetësimin e madh për fenomenin e blerjes së votës.

“Numri i rasteve të raportuara është në disproporcion të thellë me numrin minimal të rasteve të hetuara dhe gjykuara nga organet ligjzbatuese, ndërkohë që asnjë kandidat, zyrtar apo anëtar e përfaqësues i partive politike, i përfshirë në blerjen e votës, nuk është penalizuar nga partia e vet politike”, thuhet në njoftim.

Sipas ISP, në kundërshtim me angazhimin solemn në KQZ, gjatë disa zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale, individët partiakë të identifikuar direkt ose indirekt si ushtrues apo mbështetës të blerjes së votës, janë promovuar në poste më të larta politike, duke e konsideruar këtë akt si aftësi dhe meritë, jo si cilësi negative.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë