Prej fillimit të vitit 2019, ajo mban zyrtarisht detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, për një mandat katër vjeçar.
Majlinda Bregu, për shkak edhe të pozicionit që mban, është shfaqur e rezervuar për zhvillimet politike në vend, e aq më shumë për tu përfshirë në debatin e ethshëm brenda PD-së për rikthimin e do figurave të njohura demokrate përfshirë edhe atë.
Në një intervistë për “DW” ku fokusi është puna e saj, Bregut i është drejtuar edhe një pyetje jashtë profilit të punës që ajo mban.
A keni pasur ndonjë ftesë direkte për t’iu kthyer politikës vendase?
“Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes. E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot”, u përgjigj Bregu nga Berlini ku mori pjesë në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. Një nismë kjo e ambasadave të Shqipërisë dhe Kroacisë në Berlin, si edhe e Fondacionit Konrad Adenauer për të këmbyer ide për të ardhmen e rajonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje