Joseph R. Biden Jr. filloi natën e zgjedhjeve me shumë rrugë drejt 270 votave elektorale, por të mërkurën në mëngjes Presidenti Trump kishte fituar në Florida, Ohio dhe Texas dhe kishte po ashtu përparësi në Karolinën e Veriut.
Por ndërsa numri i rrugëve drejt të Shtëpisë së Bardhë për Biden u zvogëlua, ishte ish-zëvëndës presidenti dhe jo presidenti, ai që ka fituar përparësi në shtetet e lëkundura të Midwesit.
Tani është e qartë se rruga që do të çonte Donald Trump dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes Michigan, Wisconsin dhe Pensilvanisë, tre shtetet që i dhanë presidentit fitoren katër vjet më parë. Në të treja këto bastione Donald Trump kishte një avantazh të madh, por tani Biden duket se është ai që ka fituar përparësi.
Në Pensilvani, Presidenti Trump ka një diferencë prej rreth 590,000 votash dhe ka deklaruar fitoren herët. Ai deri më tani ka fituar 2.97 milionë vota, Biden 2.387 milionë. Sidoqoftë, jemi ende tek 76% e numërimit, dhe Guvernatori Tom Wolf tha se kishte mbi një milion vota me postë për të numëruar.
Biden mbetet përpara Donald Trump në dy nga bastionet më të rëndësishme të zgjedhjeve presidenciale amerikane, Wisconsin dhe Michingan me rreth 20,000 vota.
Për t’u bërë president, Biden duhet të fitojë në Michigan dhe Wisconsin dhe gjithashtu të sjellë në shtëpi Nevadën. Me këtë kombinim, Biden do të arrinte 270 votat e nevojshme elektorale të nevojshme për t’u bërë president. Ajo që vlen, në fakt, është mbi të gjitha vota me postë, që ka një trend demokratik.
Një rrugë tjetër është është që Biden të fitojë si Arizonan ashtu edhe Xhorxhian dhe shtetet e Brezit të Diellit ku ai duket se po i afrohet Trump me dhjetëra mijëra vota të mbetura për t’u numëruar.
Biden ka avantazhin në Arizona dhe një fitore atje do të hiqte presionin për t’u mbështetur plotësisht në shtetet e Miduestit. Ai mund të përballojë humbjen e Pensilvanisë nëse fiton Arizonën, Michigan dhe Uisconsin.
Nëse mbizotëron në Xhorxhia dhe Arizona, ai mund të arrijë 270 vota elektorale edhe nëse humbet në Michigan ose Ëisconsin.
Në Xhorxhia, ku Trump mban një epërsi të ngushtë me rreth 92 për qind të votave të numëruara, ka ende shumë vota për tu numëruar në Atlanta dhe qarqet e saj periferike, të cilat shihen si fortesat demokratike.
Fitoret e Trump në Florida, Ohio dhe Teksas nuk i krijuan një rrugë të re por më shumë bllokuan rrugët e Biden për në Shtëpinë e Bardhë. Në vërejtjet e bëra të mërkurën herët nga Shtëpia e Bardhë, presidenti ishte i vendosur se ai do të fitojë Xhorxhian, Karolinën e Veriut, Michiganin, Uisconsin dhe Pensilvaninë, të gjitha shtetet me përqindje të konsiderueshme të votave të mbetura për të numëruar.
Shansi i tij i fundit për të përmbysur rezultatin është Nevada, por edhe atje shumica e votave të pa numëruara pritet që zakonisht të favorizojnë Biden.
“Rruga e Trump është saktësisht e njëjtë me atë që ishte në 2016,” tha Alex Conant, një strateg republikan. “Ai ka nevojë të fitojë në disa bastione blu. Trump fiton kur votuesit që demokratët i marrin si të mirëqenë nuk votojnë më për demokratët. ”
Presidenti ka kërkuar një rinumërim të rezultateve të Uisconsin, por nuk do të ketë gjasa të ndryshojë rezultatin me atë lloj diferencë, siç vuri në dukje Scott Walker, ish guvernatori republikan i shtetit. Wisconsin është një mikrokozmos për Amerikën, dhe është kthyer në një shtetet kyçe në këto zgjedhje, së bashku me shtetet e tjera të Midwestit.
Pjesëmarrja e votuesve të të rinjve në Wisconsin, veçanërisht në qytete si Milwaukee dhe Kenosha mund të jetë thelbësore për fitoren e Joe Biden dhe ta afrojë me marrjen e 270 votave e kolegjit elektoral të nevojshme për të fituar presidencën.
Po ashtu epërsia e Joe Biden në votimin popullor po vazhdon të rritet.
Demokrati tani kryeson Presidentin Trump me më shumë se 2.5 milion vota në të gjithë vendin, duke marrë 50% të votave të përgjithshme.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që Biden është domosdoshmërisht në rrugën e tij drejt fitores, pasi Hillary Clinton mori gati tre milion vota më shumë sesa Trump, por gjithsesi humbi betejën e kolegjit elektoral.
Biden ka akuzuar nga ana tjetër republikanët se po përpiqen të minojnë procesin e votimit.
Këshilltari i fushatës së Biden, Bob Bauer tha “Amerika duhet të ketë besim në procesin e votimit” dhe numërimi duhet të vazhdojë derisa të gjitha votat të mblidhen.
Ai akuzoi Presidentin Trump për “pretendime autoritare” dhe tha “demokratët do të mbrojmë votën”.
Ekipi i fushatës së Joe Biden po jep një azhurnim mbi rezultatet e deritanishme ndërkohë që kandidati demokrat po përballet këmba këmbës në shtetet e lëkundura më presidentin Trump.
Stafi i Biden tha se besonte se zëvëndës presidenti ishte në një “rrugë të qartë drejt fitores”. “Ne mendojmë se ky është tashmë një përfundim i paramenduar”, tha menaxheri i fushatës Jen O’Malley Dillon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje