Ndryshe nga një vit më parë, kur Sali Berisha doli i vetëm në një nga hotelet e Tiranës për të reaguar ndaj vendimit të DASH si person “non-grata”, kësaj here më të njëjtin vendim të marrë një nga tjetër vend i rëndësishëm Britani e Madhe, Berisha reagoi në cilësinë e kryetarit të PD-së.
Por a do ndikojë ky vendim në izolimin e PD? Berisha bëri publike një bisedë të tij me Lulzim Bashën kur ky i fundit i kishte thënë se PD-ja do të shkatërrohej.
“Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë ajo është fatkeqësi kombëtare ajo duhet të zhduket nuk meriton të jetë”, ishte përgjigja e Berishës
Kreu i PD-së tha se ao po merr mbështetje, pavarësisht vendimit.
“Shqiptarët kanë memorie. Kanë bindjen se këtë betejë Berisha po e bën për ta, nuk po e bën për veten e tij. Kanë një bindje se me eksperiencën që ka, do u japë një përgjigje të shpejtë problemeve të mëdha me të cilën përballen…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje