Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka kërkuar që si Sali Berisha ashtu edhe Enkelejd Alibeaj të mbështesin kandidatët e tij në tre zona ku ata mendojnë se kanë mbështetje.
“Do arrihet në një marrëveshje kuadër që një të mbështesë kandidaturën e një forcë tjetër në bashki që kanë veçori të caktuara që favorizojnë njërën ose tjetër. Ne kemi influencë në 3 bashki dhe do kërkojmë forcave të tjera të opozitës pa dallim, nuk mund ‘i drejtohet njërit, dhe jo tjetrit, dhe ke detyrimin që të japësh mbështetje dhe në ato Bashki që nuk ke pretendim. Mbështetjen duhet t’ia japësh atij që ka influencën më të madhe. Do dalim me kandidatë tanë në Bashkinë e Finiqit, Dropull dhe Himarë, tradicionalisht, jemi forcë e parë nëpërmjet forcave opozitare dhe për rrjedhojë logjika është që të kemi mbështetjen e të gjitha forcave të tjera politike dhe këtu nuk mund të bësh dallimin. Kemi marrë kontakte me Dashamir Shehin, Agron Duka, Fatmir Mediun si edhe Nard Ndoka, jemi duke koordinuar dhe besoj se do kemi një qëndrim të unifikuar në kuadrin e opozitës në masën më të madhe të mundshme të unifikuar”, tha Dule.
Partia Demokratike ka miratuar deri më tani emrat e primareve për shumicën e bashkive, por nuk ka përmendur asnjë emër nga bashkitë që kërkon Dule duke lënë një pakt te heshtur mes Berishës dhe kreut të PD-së. Të paktën deri tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje