Politike

A po shohin aleatët përtej gardhit? Shehi: Na duhet fytyrë e re për lokalet, jo patjetër nga PD   

Partia Demokratike i mbylli primaret për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme lokale, por ky fakt i kryer tashmë nuk e ka penguar kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehi, që të flasë për cilësitë që duhet të kenë garuesit përballë emrave të PS-së.  

Shehi është shprehur se kandidatët duhet të jenë fytyra të reja dhe të papërlyera dhe jo domosdoshmërisht nga PD-ja, pasi në momentin që ndodh kjo ka kufizim.

“Na duhet një kandidat që të bëhet zëdhënësi i kësaj platforme. Na duhet një fytyrë e re dhe e papërlyer. Jo patjetër duhet të ketë kandidat i PD-së. Në momentin që do jetë vetëm i PD-së e kanë kufizuar këtë”, është shprehur Shehi. Por PD dhe PL e Ilir Metës e kanë mbyllur këtë kapitull me kandidatët.

Ajo që pritet janë emrat e Enkelejd Alibeajt që zyrtarisht figuron kryetar i komanduar i partisë. Fakti që Shehi nuk e kufizoi emrin vetëm tek PD-ja do të thotë se ai po sheh përtej gardhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë