Politike

A votoi Lulzim Basha këto zgjedhje, politikani që aspiron të marrë sërish drejtimin e PD?  

Prej 2013 deri një vit më partë ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha që nuk u shfaq në asnjë ditë fushate të këtyre zgjedhjeve ka vetëm një detaj që e lidh me PD-në këto zgjedhje.

Foto coveri i tij në Facebook orienton që të votohet për numrin 9 siglën e Partisë Demokratike në fletën e votimit që sot drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.  Asgjë më shumë. Reagimi i fundit i tij lidhet me një video që bëri xhiron e rrjetit ku flitej për një takim të fshehtë  mes tij dhe Taulant Ballës.

Basha nxitoi orë më vonë të përcillte një reagim përgjithësues se bëhej fjalë për një montazh. Prej asaj dite asnjë mesazh për zgjedhësit apo vetë politiken ditën e votimit.

Nga zyra e tij, nuk u përcoll asnjë njoftim nëse Basha kishte votuar apo jo të dielën. Asnjë nga media nuk e pa, dhe nuk u konfirmua deri në mbylljen e orarit të votimit as nga komisionerë nëse ai kishte votuar.

Ndaj pyetja mbetet; A votoi Lulzim Basha këto zgjedhje, politikani që drejtoi gati një dekade PD dhe që aspiron ta marrë sërish atë?


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë