Ne rrjet

Abazoviç kërkon falje: Skënderbeu është shqiptar. S’tërhiqemi nga njohja e Kosovës!

Shqiptari më i famshëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë një hap pas, duke kërkuar falje publike për deklaratën se nëna dhe babai i Skënderbeut ishte serb. Në një intervistë për një TV shqiptar në Ulqin, ai u shpreh me krenari për origjinën shqiptare.

“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serbë, ishte një lapsus dhe kërko falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë intervistës.

Reagimi i kreut të Lëvizjes Ura vjen pasi mediat serbe ripublikuan deklaratat e tij kundër vendosjes së bustit të Skëndërbeut në Ulqin si edhe prejardhjes së heroit tonë kombëtar.

Më vonë, Abazoviç shpjegoi se nuk kishte thënë se familja e Skëndërbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte të kishte një bust të tijin në Ulqin, duke ndërmarrë kështu një kthesë të fortë nga deklaratat e mëparshme.

Pas vendimit për të hyrë në koalicion me opozitën pro-serbe, Abazovic ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se çfarë qëndrimi do të mbajë qeverisa e re malazeze ndaj Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës nuk është në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirësë. I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se do të jetë kundër dhe mendon se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e mbyllur dhe se nuk duhet të kthehemi në të kaluarën.

“Pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt me qëllim uljen e tensioneve dhe nisjen e procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim”, deklaroi ai.

 “Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat.”.

Forca politike që drejton Abazoviç, u fut në aleancë me dy parti pro serbe dhe pro ruse të cilat kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.

Ai u pyet nga gazeta serbe edhe për faktin që njihet në politikën malazeze si “Cetniku Shqiptar”. Sipas tij “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i vjen mirë që shumë malazezë dhe serbë  tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet  pjesë e kësaj fushate


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë