Politike

Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, Rama: Shqiptarët tani drejtojnë tri shtete të Ballkanit

foto e kryeministrave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Dritan Abazoviç si kreu i qeverisë së Malit të Zi.

Rama thotë se askush nuk do ta besonte deri dje se në Ballkanin me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që Dritan Abazoviç është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, tha Rama.

36-vjeçari Dritan Abazoviç do të jetë shqiptari i parë në krye të një qeverie në historinë malazeze.

Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e Abazoviç votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa 3 deputetë të SD-së votuan kundër.

Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë