Futboll

Abramoviç kërcënon Sarrin me sms: Champions ose shkarkim!

Paqja dhe qetësia janë koncepte shumë relative, kur ke të bësh me pronarin e Çelsit, Romand Abramoviç. Po e provon këtë situatë trajneri Mauricio Sarri, i cili duhej të ishte pak më i qetë pas fitores 5-0 ndaj Hudërsfilldit. Për pronarin rus ai rezultat ka pak rëndësi, për të Çelsi duhet të fitojë luftën e vendit të katërt ndaj Arsenalit dhe Mançester Junajtid. Në të kundërt, trajneri italian duhet të lirojë stolin e bluve, ku me shumë mundësi do të ulej Poketino i Totenhemit.

Fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi, por jo në çdo rast. Çelsi mundi 5-0 Hudërsfilldin në “Stamford Bridge”, me dopietat e Higuain dhe Hazard, si dhe një gol të David Luiz. Por presidentin Roman Abramoviç kjo fitore e thellë nuk e ka zbutur aspak. Çelsi duhet ta mbyllë kampionatin me çdo kusht në vend të katërt, pra të jetë patjetër në Champions League sezonin e ardhshëm. Nëse nuk ia arrin qëllimit, trajneri italian do të jetë i shkarkuar.

Mauricio Sarri, trajneri i Çelsit

“Daily Express” në Angli zbulon se pronari i Çelsit ka ndjekur një mënyrë antike për futbollin modern në këtë rast. Ai i ka dërguar trajnerit Sarri një sms me pak fjalë, por shumë të qartë: Champions ose shkarkim. Një klub i pasur si Çelsi nuk mund t’ia lejojë vetes të mbetet jashtë Championsit për dy vite radhazi. Dhe tani trajneri Mauricio Sarri duhet t’i bëjë mirë llogaritë, sepse me Abramoviçin nuk bëhet shaka. Nëse italiani nuk e arrin objektivin, atëherë vendin e tij mendohet ta marrë Mauricio Poketino, trajneri aktual i Totenhemit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë