Politike

Açka: Bardhi nuk përfaqëson PD, mbështesim hetimet për Berishën

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, pjesë e grupit të Lulzim Bashës, ka reaguar pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Açka tha se deklarata e Bardhit nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ajo mbështet hetimet për Kreun e PD-së Sali Berisha. Açka theksoi se Reforma në Drejtësi është bërë për të hetuar të gjithë funksionarët pa ndikim.

“Deklarata e deputetit Gazment Bardhi, nuk përfaqëson Grupin Parlamentar të PD-së. Ne mbështesim plotësisht hetimet që zhvillon drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë