Politike

Ademi ka besim te Kushtetuesja: Kemi dorëzuar prova që zgjedhjet nuk ishin pluraliste

Voltana Ademi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Venecias me disa pyetje është një vendim i duhur që do ta ndihmojë këtë gjykatë në një vendimmarrje të drejtë.

Duke folur në një intervistë televizive për Report TV, kryebashkiakja e Shkodrës foli për rëndësinë e çështjes që po gjykohet, duke deklaruar se me vendimin që do të marrë, Kushtetuesja do të vendosë precedentë, që sipas Ademit, zgjedhje si ato të 2019-s të mos mbahen më në vend.

“Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të marrë një vendim, asnjë gjykatë tjetër, fakti që Gjykata Kumtuese ka marrë nën shqyrtim çështjen, është një arritje e madhe. Janë çështje që nuk janë diskutuar ndonjëherë dhe është një kauzë që meriton thellim dhe vendimmarrje të duhur në mënyrë që në Shqipëri mos të ndodhë më ajo që ndodhi që tronditi fort themelet e pluralizmit në Shqipëri. Unë do të doja që të kishte një vendim brenda ditës, por është e pamundur sepse Gjykata do kohën e vet për të marrë një vendim dhe vendimi për të marrë një opinion, shpresoj të jetë shterues dhe të mos lërë pikëpyetje për Gjykatën”, tha Ademi.

Ajo theksoi më tej se kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese prova që faktojnë, sipas saj, se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk ishin pluraliste, ndërsa theksoi se është shpresëplotë për një vendim në favor të shoqatës së bashkive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë