Rend dhe Ligj

Adjola Lakra tregon në gjykatë njohjen me Billën dhe Malin

Me bluzen që lexon super power Adjola Lakra, 26 vjeçe doli para gjykatës. Ajo konsiderohet nga akuza si bashkëpuntorja e ngushtë që nxorri në pritë Hekuran Billën. Vajza nga Berati  mendohet se u infiltrua nga Sebastian Mali, që pasi shfrytëzoi lidhjen intime me të dhe e instruktoi si të “peshkonte” hasmin e tij. Ka dyshime se Lakra u njoh me Billën përmes rrjeteve sociale dhe pasi fitoi statusin e të dashurës së tij, i la takim në 11 qershor në vendin ky e priste hasmi.

Adjola Lakra pohoi para gjyqtarit Lazër Sallaku vetëm identitetin. Sipas burimeve të Gazetës Si, gjatë seancës me dyer të mbyllura prokurori përmblodhi provat kundër vajzës që siç ka raportuar gazeta Si ishte e dashura e të dyve.

“Ne nuk mendojmë që e reja është implikuar për interes apo para” shtoi një burim policor i Gazetës Si. Pasi prindërit e të dyshuarës kanë një hotel në një qytet bregdetar dhe ata mendohet se u zhvendosën nga Berati për një jetë më të mirë për tre fëmijët.

Sipas prokurorisë, Lakra sapo ka mbërritur në kryeqytet ku dhe jetonte me qira me prindërit. Ajo është njohur me familjen Mali, që jetojnë në të njëjtin pallat.

“Frekuentoja parukerinë e lagjes dhe aty njoha Lule Malin që është nëna e Sebastiano Malit, më vonë u bë i dashuri im” rrëfen 26 vjecarja. E dyshuara tregon se gjatë qëndrimit në lokalin që është nën administrimin e familjes Mali mësoi se vite më parë Sebastianos i kishin vrarë dajën në Londër.

E pyëtur nga policia Adjola Lakra kujton se kishte takuar edhe Viktor Markun për të cilin kishte krijuar përshtypjen se ishte një njeri i ftohtë. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut i vrarë në 2006 nga Billa dhe gjithashtu daja i Sebastianos.

Njohja me Billën

E dyshuara shton se Billën e njohur nga instagram sikurse ka raportuar më herët eksluzivisht Gazeta Si. Por ftesën ja ka nisur sipas saj i dashuri, Sebastiani.

“Kishte një adresë nën emrin Lani Billa dhe kur pranoi ftesën ai pa fotot e mia dhe unë të tijat. Më pëqeu”, tha ajo.

Vajza shton se pasi kanë komunikuar për gjashtë muaj ata janë lidhur. Në kërë moment Lakra ka njoftuar Malin se duhej të ndaheshin dhe ai madje e ka uruar. Me këtë pretendim e dyshuara për bashkëpunim në vrasje për gjakmarrje hedh poshtë dyshimet se ishte sinkronizuar me palën tjetër për të vrarë Hekuran Billën e për ta nxjerrë në pritë.

Ditën e vrasjes së tij Adjola Lakra tregon se do takoheshin si përditë pranë qendrës tregtare .”Ai më shkroi në Whats App se do vonohej dhe më pas më telefonoi po në Whats App për tu takuar”. Kur e reja sipas saj u nis për takuar, kishte ndeshur në trafik dhe pikërisht aty është informuar për vrasjen.  Nga ana e saj, 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni, që vëzhgohej nga Viktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akuzohen si autorë të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Adjola Lakrën.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë