Lajme

Aeroporti i Kukësit, qeveria miraton kontratën e koncesionit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se qeveria ka miratuar kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit me fitues Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k.
Sipas ministres, kontrata e koncesionit është për 35 vite, ndërsa kontrata për ndërtimin e aeroportit është 24 muaj.
“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”, tha ndër të tjera ministrja Balluku. Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut, etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë për transport me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë