Politike

Afatet e regjistrimit / Celibashi pa përgjigje për PD: Lokalet kushtojnë 2.3 mld lekë (nëse ka votim elektronik në 6 bashki, fatura shkon 5.3 mld)    

Kryekomisioneri për zgjedhjet Ilirijan Celibashi, në një konferencë për mediat, nuk pati një përgjigje për mënyrën se si do të procedohet me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

“Jam i sigurt që për këtë s’kemi një përgjigje. Se si do të jetë situata me regjistrimin e çdo subjekti zgjedhor do ta themi në momentin që do të bëhet regjistrimi.

Në momentin që do të kem dokumentacionin përkatës do të kemi një përgjigje. Nuk kam ça të them më shumë se kaq”, tha Celibashi.

Zgjedhjet e 14 majit sipas tij do t’u kushtojnë 5.3 miliardë lekë. Gjithnjë , nëse do të ketë votim elektronik (krahas Vorës) edhe në 6 bashki të tjera. Në të kundërt zgjedhjet do të kushtojnë 2.3 mld lekë.

“Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord, dhe nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.

Ai njoftoi gjithashtu se me datë 27 mars të vitit 2023 përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore për këshillat bashkiak.

Kreu i KQZ theksoi gjithashtu se afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars. Sipas tij fushata zgjedhore fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.

“Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore.

Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat.

Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listës paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë