Politike

Afati 100-ditor, Gjiknuri flet si Sekretar: PS-në e gjen janari të riorganizuar, me statut të ri

Damian Gjiknuri e ka të qartë porosinë e lënë nga Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, të 2 shtatorit dhe tashmë si Sekretar i Përgjithshëm thotë se janari do ta gjejë partinë me statut dhe struktura të reja.

Gjiknuri thotë se analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit do të zgjasë deri në fund të këtij viti, ndërsa do t’i qëndrohet afati 100-ditor i vendosur nga Rama për daljen me propozime konkrete si sa i takon organizimit të ri të strukturave të partisë, ashtu edhe për ndryshimet në statut.

“Me fillimin e punës për riorganizimin e PS ku së bashku me sekretarët e rinj do të fillohet një proces i vazhdueshëm, duke vazhduar me analizat dhe duke ristrukturuar PS-në për sfidat në mandatin në vazhdim. Qëllimi i afatit 100-ditor ishte pikërisht përmbyllja e analizave të nisura nga Kongresi dhe lënia kohë PS-së për të përgatitur vizionin e ri dhe për të dalë me një platformë e cila do të dojë vite për t’u implementuar”, tha Gjiknuri.

Sekretari i ri i Përgjthshëm i socialistëve foli para mediave pas një takimi me Edi Ramën në selinë e PS-së paraditen e së martës. Kryesocialisti kishte thirrur një mbledhje me Sekretariatin. Në komentin e shkurtër para gazetarëve, Gjiknuri mohoi zërat se zgjedhet e 2 shtatorit të Ramës kanë nxitur pakënaqësi brenda PS-së, përfshirë këtu atë të Taulant Ballës, që u largua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe transferua si drejtues politik i qarkut të Fierit.

“Nuk e di pakënaqësinë. Nuk e kam dëgjuar të strukturuar. Sigurisht që brenda një organizate ka pritshmëri të ndryshme, mund të ketë ndonjë pritshmëri të parealizuar. PS ka eksperiencën për të marrë vendimet e duhura. Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme që është drejtimi i Grupit Parlamentar të PS-së dhe ndarja e 2 pozicioneve është bërë me qëllimin për të bërë sa më të mirë riorganizimin e partisë dhe me asnjë qëllim tjetër”, u shpreh ai.

Asambleja e 2 shtatorit e PS-së zgjodhi drejtuesit e rinj të partisë, që nga Sekretariati, e deri te Sekretari i Përgjithshëm. Ndërkohë, po në këtë mbledhje, Rama njoftoi edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë