Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar përmes një dalje për mediat se ka të tjerë emra krahas Lefter Kokës të implikuar në aferën e inceneratorëve.
“Pse kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është para drejtësisë. Pse nuk është Ahmetaj në hetim, po Gjiknuri? Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës. Vlera reale e inceneratorit të Tiranës është 300 mln euro. Unë kam pamjet e brendshme të inceneratorit të Tiranës, mi kanë dërguar punëtorët, aty s’ka asnjë makineri, ajo është një landfill. Në kundërshtim me ligjin Veliaj ka dhënë vendimin e tij personal për Bashkinë e Tiranës duke marrë përsipër bashkitë e tjera të qarkut, për të cilat ai nuk kishte mundësi vendimmarrje. Nuk kishte se si të ishte vendimmarrje personale. Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme. Unë këtu përmenda disa nga faktet kryesore. Siguroj që ka dosje të mëdha voluminoze.
Ne kemi marrë informacione që të njëjtin fat të Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i kryeministrisë dhe tre ministra. SPAK-u se ka hetuar të plotë këtë aferë. Në ditët në vijim do të bëjmë publike këtë aferë. Mburojën politike që PS i dha dje me votën kundër, ne do e bëjmë transparente nëpërmjet jush. Është fatkeqësi e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat. Ato janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament. Unë nuk e di se përse nuk po procedon SPAK-u”, tha Tabaku.
Tabaku bëri publike edhe një përgjigje të SPAK kërkuar nga PD-ja për këtë çështje, porse nuk kishte marrë emra.
“Kam kërkuar informacion nga SPAK e ka kthyer përgjigje që është në hetim, përveç Lefter Koka janë duket u hetuar dhe individë të tjerë.
Alqi Bllako ne e kemi çuar në SPAK, sot deputet i PS është personi që duhet të ishte para drejtësisë nuk e di pse nuk po procedon SPAK.
Firmat e zotit Bllako janë të qarta përgjegjësia e tij dhe implikimi familjar …Nuk ka kthyer përgjigje me emra SPAK por ka thënë që edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit janë persona të tjerë që po hetohen.
Do kisha shpresuar që SPAK të kishte proceduar me të gjithë njëkohësisht e bashkë me Lefter kokën të kishin shkuar para drejtësisë edhe të tjerë”, tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje