Politike

Afganët, Rama: Shtëpia e shqiptarit, është e Zotit dhe e mikut. Xhaçka: Detyrim moral për ne

Kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që do të strehohen në vendin tonë. Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale, thekson edhe një herë sit ë rëndësishme traditën e mikëpritjes shqiptare.

Rama shkruan se 121 fëmijët, gratë e burrat nga Afganistani që mbërritën mbrëmë, janë fatkeqë të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.

“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, – shkruan Rama.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  e quajti sukses arritjen e këtij operacioni humanitar në një kohë rekord “Këto kanë qenë ditë shumë intensive, me shumë punë për të koordinuar një operacion humanitar në një kohë rekord. Por mbi të gjitha kanë qenë ditë shumë të vështira, me shumë shqetësim për fatin e qytetarëve afganë që presim sot sepse situata e sigurisë në Kabul është përkeqësuar shumë”, – tha Xhaçka.

Xhaçka thotë se ndihet e lehtësua pas ardhjes së shtetasve afganë në Shqipëri, pas javësh tensioni dhe ankthi, si pasojë e sigurisë.

“Ditë pas dite, na është dashur të përballemi me shtyrje, vështirësi të reja, pengesa të reja si pasojë e situatës së sigurisë. Prandaj sot jam aq e lehtësuar që më në fund avioni i parë arriti të ulet duke sjellë këtu një kontigjent të parë afganësh, burra, gra, fëmijë. Është vërtet një moment emocionues sepse çdo burrë, çdo grua, çdo fëmijë që shihni këtu sot, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i luftës dhe i një regjimi që i sheh si armiq për t’u vrarë, për t’u persekutuar”.

Ministrja pohon se pjesa më e madhe e afganëëve të mbërritur në Shqipëri, janë pedagogë, artistë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, të drejtave të njeriut apo të grave.

“Ata kanë qenë  për 20 vjet aleatët tanë, aleatë të NATO-s, prandaj, ishte një detyrim moral nga ana jonë që t’I prisnim ashtu siç duhet”.

Grupi që ka zbritur sot, që i pari që do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. “Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS”, – shtoi tha ministrja Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë