Bota

Afganistan, 18 mijë njerëz të evakuuar deri të premten, 10 mijë të tjerë në pritje

Situata në Afganistan po i kthehet shpejt pamjeve tragjike.

Pas imazheve të së enjtes të nënave në aeroportin e Kabulit duke hedhur fëmijët mbi mur duke u kërkuar ushtarëve amerikanë dhe atyre britanike që t’i shpëtojnë, një zyrtar i NATO -s njoftoi se 18,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga Afganistani, ndërsa po bëhen përpjekje të dyfishta për operacionet e tjera të evakuimit.

Emergjencat flasin edhe për 10,000 civilë të tjerë që po përpiqen të marrin një fluturim nga Kabuli

Ndërkohë në Itali prej dy ditësh kanë mbërritur linjat e para me qytetarë afganë deri më tani rreth 300 persona. Fluturimet janë mundësuar kryesisht nga organizatat jo fitimprurëse


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë