“Unë jam gjallë, jam mirë dhe mohoj se ka ndonjë përplasje midis udhëheqësve talebanë”. Me një mesazh të thjeshtë të transmetuar në televizionin publik afgan, Mullah Ghani Baradar dëshiron t’i japë fund thashethemeve që janë shtuar për të ditët e fundit.
Sidoqoftë, komentet e para në rrjetet sociale lokale, mbeten të dyshimta. Shumë e theksojnë fytyrën e tij të errët dhe të dëshpëruar. “Ai u detyrua”, – thonë ata.
Fakti mbetet se intervista e tij e tregon atë të gjallë dhe me shëndet të mirë. “Ne duhet t’i japim fund propagandës së huaj që synon të dëmtojë kohezionin e lëvizjes sonë”, – shpjegon ai. Baradar, tregon për mungesën e tij, duke specifikuar se ai po udhëtonte midis Kabulit dhe Kandaharit.
Sidoqoftë, komentuesit më të vëmendshëm vazhdojnë të argumentojnë se dallimet e thella mbeten midis rrymave të moderuara të lidhura me Baradar dhe atyre radikale të klanit ‘Haqqani’.
Pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare raportuan për një përplasje e fortë mes udhëheqësve talebanë për përbërjen e qeverisë së re.
Në debat u përfshinë bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe një anëtari i kabinetit, Khalil ur-Rahman Haqqani.
BBC tha se Baradar dhe Khalil ur-Rahman Haqqani, ministër për Refugjatët dhe një figurë e shquar brenda rrjetit militant ‘Haqqani’, gjatë një mbledhje në pallatin presidencial, debatuan pasi zv.kryeministri Baradar, ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së përkohshme.
Talebanët morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një “Emirat Islamik”.
Kabineti i tyre i ri i përkohshëm përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje