Bota

Afganistan, talebanët pushtojnë qytetin Kunduz pas luftimeve të ashpra

Qyteti kryesor i Afganistanit verior, Kunduz, ka rënë në duart e talebanëve. Lajmi bëhet i ditur nga burimet locale, gjë që është raportuar edhe nga kryengritësit.

Pushtimi erdhi pas luftimeve të ashpra në rrugë dhe pasi vendi mbeti i braktisur pas largimit të trupave të NATO -s.

Pas Kunduzit, qyteti i Sar-e-Pul, në Afganistanin veriperëndimor, ra gjithashtu në duart e talebanëve, të cilët pushtuan kryeqytetin e katërt krahinor në tre ditë.

“Talebanët, – tha një këshilltar krahinor i qytetit, Mohammad Hussein Mujahidzada, – kanë rrethuar një batalion ushtrie në periferi. Tani i gjithë qyteti është nën kontrollin e talebanëve”.

Dhe ndërsa ofensiva talebane vazhdonte, Britania e Madhe, e ndjekur nga afër nga SHBA-të, kishte ftuar bashkatdhetarët e saj të largoheshin menjëherë nga vendi.

Ministria e Jashtme në fakt ka këshilluar britanikët të shmangin të gjitha udhëtimet në Afganistan dhe, për ata që janë tashmë atje, i ka bërë thirrje të largohen menjëherë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe SHBA-të me amerikanët që ndodhen atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë