Kryeministri Edi Rama ka shtyrë me disa orë fluturimin e tij në drejtim të Nju Jorkut për t’i hapur rrugë mbajtjes së ceremonisë së betimit dhe mbledhjes së parë të qeverisë së sapovotuar në Parlament.
Ceremonia e betimit do të mbahet paraditen e së shtunës në orën 10:00, kur Rama dhe 16 ministrat e kabinetit të ri qeveritar do të ngjisin shkallët e Presidencës për t’u betuar para Presidentit Ilir Meta.
Pas ceremonisë së shkurtër, rreth orës 10:30 minuta do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re, që parashikohet të zhvillohet e hapur.
Pati mospërputhje të agjendave të Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, që përfolën se mund të shtynin për javën e ardhshme ceremoninë e betimit të kabinetit të ri qeveritar.
Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të premte në Korçë dhe për shkak të kësaj agjende kishte vendosur orën 10:00 të paradites së të shtunës për të organizuar ceremoninë e betimit. Por, në të njëjtën orë, Kryeministri Edi Rama planifikonte që të udhëtonte në drejtim të Nju Jorkut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gazeta Si mëson se Kryeministria u vu në komunikim me Presidencën duke i kërkuar kësaj të fundit që të shqyrtojë mundësinë që ceremonia e betimit të mbahet brenda ditës së premte, propozim nga i cili siç duket nuk është miratuar nga njëra palë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje