Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk do të bëhet pjesë e garës në zgjedhjet lokale, nëse opozita del me më shumë se dy kandidatë.
“Qëllimi ynë kryesorë janë këshillat bashkiakë. Nëse do të gjendet forma e bashkëpunimit dhe Partia e Lirisë do të ketë kandidatë tjetër. Ajo që na bashkon ne është mundja e kandidatit që kemi përballë. Bardhi duket shumë bashkëpunues dhe i gatshëm për të gjetur një zgjidhje.
Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”, tha ai.
Ajo që të bën përshtypje në reagimin e Dukës është fakti se ai renditi dy kandidatë nga opozita dhe jo një siç po synohet deri më tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje