Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj, i ka intensifikuar takimet me demokratët, por edhe qëndrimet politike.
Përmes një postimi në Facebook, pas disa takimesh, Shehaj thotë se nëse PD do të drejtohet si katër vitet e shkuara, atëherë ajo e ka të sigurtë humbjen.
“Nëse 4 vitet e ardhshme demokratët do të drejtohen njësoj siç u drejtuan katër vitet e shkuara ne do të shkojmë drejt një humbje tjetër. PD ka nevojë për lider të ri, me vizion të ri dhe projekt të ri. Unë nuk jam futur në Partinë Demokratike për të përfituar dhe nuk kam përfituar asgjë. Sot jam i përkushtuar që me besimin e demokratëve të punoj për ta kthyer PD-në në parti që fiton…”, thotë Shehaj. Fati i kryetarit, sipas tij, duhet të jetë i lidhur me atë të fitores.
“Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen. Do ta kthej partinë tek anëtarët, të cilët janë braktisur nga elita e tanishme e partisë, anëtarët do të zgjedhin me votë kandidatët për deputetë dhe do të votojnë për cështjet e rëndësishme të partisë. Ftoj demokratët që të votojnë për ndryshimin më 13 qershor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje