“Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë frikë të kthehen në fushë, sepse kanë fëmijë, kanë një familje”. Janë fjalët e Serxhio Agueros, sulmuesit të Mançester Sitit, i cili bën zëdhënësin e futbollistëve të Premier League dhe jep alarmin për situatën aktuale. Argjentinasi thekson se rifillimi i kampionatit nuk është hipoteza më e mirë.
Klubet presin të mësojnë çfarë do të ndodhë me kampionatin, do të luhen ndeshjet e mbetura apo jo? Ideja është që të rifillojë stërvitja në grup më 18 maj dhe më pas, më 8 qershor, të vazhdojë kampionati aty ku ka mbetur.
“Edhe unë kam frikë, jam në shtëpi me të fejuarën time dhe nuk dua të kem kontakt me njerëz të tjerë, – shton Aguero për një televizion argjentinas. Ka persona që janë të infektuar nga koronavirusi dhe nuk kanë simptoma, por mund ta transmetojnë atë. Edhe unë mund të kem virusin dhe nuk e di që e kam”. Kampionati anglez është pezulluar më 13 mars dhe mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje