Arben Ahmetaj u prezantua në Vlorë si drejtues i qarkut për PS-në, dukë zëvendësuar Damian Gjiknurin i cili është caktuar të mbulojë qarkun e Elbasanit.
Gjatë prezantimit, Ahmetaj u pyet ndër të tjera për debatin që ka ngërthyer PS-në e Vlorës lidhur me konfliktin e hapur me kryebashkiakun Dritan Leli dhe pakënaqësinë e Erion Braçes pas largimit nga detyra e zv-kryeministrit.
“PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet do marrin përgjigje në vazhdimësi, por nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i deritanishëm i qarkut, Damiani. Socialistët e bashkuar do të punojnë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë…”, tha ai për mediat.
Në ditën e tij të fundit si zëvendës-kryeministër Erion Braçe publikoi një video duke treguar se në zyrë mbante librin “Vrasja e një kryeministri”. Ahmetaj u pyet nëse me detyrën e re kishte gjetur edhe librin e Braces në zyrë. “Ndjesë, se kam parë”, u përgjigj ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje