Sport

Akil Gjakova shpallet kampion i Europës në xhudo, medalje ari për Kosovën

Medalje ari për Kosovën në Europianin e xhudos, që po zhvillohet në Portugali. Akil Gjakova ka mundur në finale izraelitin Tohar Butbul, duke u shpallur kështu kampion i Europës.

Ishte një ndeshje mjaft e fortë mes dy xhudistëve dhe u desh “Golden Score” për të përcaktuar fituesin. Sportisti kosovar u tregua më i vëmendshëm dhe ia doli të fitojë medaljen e artë, një sukses i jashtëzakonshëm ky për xhudon kosovare dhe vetë Gjakovën.

Në gjysmëfinale Akil Gjakova mundi zviceranin Nils Stump, në çerekfinale rusin Musa Mogushkovin, ndërsa më parë kishte triumfuar ndaj izraelitit tjetër Ido Levin dhe ndaj gjermanit Antoni Zing.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë