Gazeta Si – Një 65-vjeçar humbi jetën këtë të enjte në mesditë në Lushnjë në një aksident rrugor në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”.
Policia tha se një automjet pëplasi për vdekje të moshuarin H.Ç., i cili lëvizte me biçikletë.
Shoferi i makinës tip “Benz”, A.B., u shoqërua në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje