Gazeta Si – Një 50-vjeçare ka mbetur viktimë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ku janë përplasur 2 makina.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës.
Viktima është identifikuar si Miranda Malolli, e ndërsa 2 të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje