Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë –Elbasan, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Policia tha se viktima është shtetasi me inicialet Sh.K., 55 vjeç, shoferi i një prej automjeteve.
E plagosur ka mbetur dhe pasagjerja V.K., e cila udhëtonte në të njëjtën makinë. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa në automjetin tjetër me drejtues E.Q. nuk ka persona të plagosur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje