Ka ndodhur

Aksident në Durrës, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Policia bën me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit me inicialet A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë