Ka ndodhur

Aksident në Fushë-Krujë, një e plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së Martës në Fushë-Krujë, ku ka mbetur e plagosur një grua. Policia ka njoftuar se  aksidenti ndodhi rreth orës 17:45, në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, ku është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K, e cila ka marrë lëndime dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë