Rend dhe Ligj

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 6 vajza

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë – Milot në afërsi të fshatit Luz.

Policia thotë se janë përplasur 2 automjete me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura 6 femra. Njëra nga shoferet është Ornela Osmani, 25 vjeç nga Dibra, ndërsa tjetra është Alketa Volaj, 33 vjec nga Lezha.

5 prej vajzave, të cilat udhëtonin në njërën makinë janë nga Dibra dhe 1 nga Lezha, e cila udhëtonte në makinën tjetër.

Ndërsa mjeti tjetër në të cilin udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale.

Të 6 vajzat janë plagosur rëndë dhe po dërgohen në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë