Ka ndodhur

Aksident në Lezhë, shoferja përplas me makinë një këmbësore

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e të martës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë pranë fshatit Mabë.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se mjeti tip “Volksëwagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë, ku ende nuk ka detaje për gjendjen shëndetësore.

Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë