Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peqin. Një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë një 31-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Peqin, në fshatin Pekisht.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford”me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Peqin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”,shtetasi L. Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.
Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje