Lajme

Aksident në Sarandë, një i vdekur, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagour dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi. Sipas policisë automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.
Si pasojë e goditjes, 35-vjeçarja Leonarda Boro, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy shtetasit e tjerë Saimir Stola, 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe për të sqaruar rrethanat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë