Lajme

Aksident në Shkodër, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, rreth orës 12:00 .
Një mjet tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volksëagen” dhe më pas ka përfunduar në mes të arës, duke fluturuar disa metra në ajër.
Mësohet se viktima është identifikuar si Nikola Sokoli rreth 26 vjeç, drejtuesi i mjetit tip “Benz”.
Po kështu mësohet se të plagosur rëndë janë Eduart Haxhaj, 42 vjeç dhe Lekë Malota 60 vjeç. Ata ndodhen në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë