Rend dhe Ligj

Aksident në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje 63-vjeçarin me biçikletë

Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet në aksin Tiranë-Durrës.

Policia e Durrësit thotë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35, ku një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për shkak të përplasjes së fortë 63-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë