Ka ndodhur

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 17-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident ndodhi mbrëmjen e të hënës në Baldushk të Tiranës, ku një 17-vjeçar me iniciale Sh.V., ka humbur jetën.

Sipas policisë, adoleshenti ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me bordurën anësore, por plagët kanë qenë shumë të rënda dhe nuk ka mbijetuar dot.

“Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë