Ka ndodhur

Aksidentet përgjakin rrugët e vendit. Në Tiranë humb jetën i mituri, 7 të plagosur në Rrugën e Kombit

Gazeta Si – Dy aksidente rrugore kanë përgjakur rrugët e vendit mbrëmjen e të shtunës.  Një i mitur vetëm 7 vjeç, teksa po qëndronte në lokalin e babait të tij që gjendet buzë rrugës ‘Shkëndija’ në fshatin Bërxullë të Tiranës, kur nga përplasja e dy automjeteve humbi jetën.

Lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme, çka tregon se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia bën të ditur në njoftimin e saj, se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa një banor i zonës the se i mituri ndodhej brenda në lokalin në pronësi të babait të tij dhe shtoi se i mituri ndërroi jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesit e mjeteve janë të moshave 30 dhe 63 vjeç, ndërsa policia ka ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave.

Shtatë persona mbetën të plagosur në një aksident të rëndë që ndodhi në Rrugën e Kombit në Rrëshen të shtunën.

Rreth një orë pas akasidentit në Bërxullë, dy automjete, një “Audi” dhe një “BMË” u përplasën mes tyre.

Në mjetin Audi udhëtonte një familje me 5 persona; babai (shofer) A.M., bashkëshortja D.M. dhe 3 vajzat e tyre të mitura.

Ndërsa në makinën tjetër me targa të Kosovës udhëtonin dy gra, B.S. dhe M.S.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Katër të plagosur u dërguan në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa të 3 tjerë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë